Saturday, July 20, 2024

Klopp habit me deklaratë për Shaqirin

- Advertisement -
- Advertisement -

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka luajtur vetëm 11 minuta në sezonin e ri.

Për një futbollist si Shaqiri kjo është e pamjaftueshme, e pranon trajneri i tij Jurgen Klopp.

Klopp lë të kuptohet se do të ketë më shumë minuta për përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës.

- Advertisement -

“Fillimi i sezonit është i njëjtë çdo vit. Kështu duhet të jetë. Sepse nëse të gjithë ata luajnë, mund të goditen nga lëndimet në stërvitje dhe kjo është gjëja e fundit që do ta dëshironit”, tha Klopp për situatën e zëvendësuesve.

Këtë fillim vit, Liverpooli nuk përballet me pothuajse asnjë lojtar të lënduar, prandaj shumë lojtarë presin rendin për të luajtur.

“Kjo është normale”, tha Klopp, por e pranon se Shaqiri është i pafat. Klopp habit me deklaratë për Shaqirin kur thotë është në gjendje të shkëlqyeshme.

- Advertisement -

“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike”, theksoi ai.

Por, ai nuk është i vetmi që e ngroh bankën rezervë në skuadrën e Kloppit.

“Adam Lallana nuk luan mjaftueshëm. DejaN Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, thotë Klopp.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura