Njeriu i harruar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Jurgen Klopp, për derbin e “Merseyside” këtë të diele.
Dhe arsyen e mungesës e tregon vetë, tekniku gjerman, i cili në në një prononcim për mediat angleze u shpreh se 28 vjeçarinuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Everton, për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës.
Shaqiri nuk ka luajtur për Liverpoolin që prej muajit janar dhe do t’i duhet të presë edhe më gjatë për t’u rikthyer në fushë.
“Ai është i dëmtuar, prandaj nuk është gati, por është në rrugë të mirë për t’u kthyer”, tha Klopp për Shaqirin.
“Shaqiri është stërvitur, por jo shumë me pjesën tjetër të ekipit.
Ai nuk do të mungojë gjatë, por është lojtar i vetëm i lënduar momentalisht”, përfundoi Klopp.
E ardhmja e Shaqirit në Anfield është shumë e pasigurt dhe ai mund të largohet në merkaton e ardhshme.
Raportohet se Newcastle United kërkon ta blejë anësorin nga Gjilani i Kosovës, gjithmonë nëse klubi kalon në pronësi të miliarderëve arabë.