14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Klubi danez shfaq hartën e Serbisë pa Kosovën, çmenden mediat serbe, e quajnë skandaloze

Rekomandime

Skuadra daneze, Midtjylland të enjten do të ndeshet me skuadrën serbe Crvena Zvezda në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Evropës.

Ajo gjatë paralajmërimit të ndeshjes ka shfaqur në faqen e saj zyrtare një hartë ku ka pyetur tifozët se cilit qytet i përket skuadra serbe, Beogradit, Nisit apo Novi Sad?, shkruan Demokracia.com.

- Advertisement -

Danimarka si një vend që e ka njohur shtetin e Kosovës, ka publikuar hartën e Serbisë pa Kosovën dhe kjo për mediat serbe përbën skandal.

“Skuadra daneze Midtjylland ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një hartë të Serbisë pa provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë.

- Advertisement -

Ai i preku në një plagë të dhimbshme – territori i vendit tonë është paraqitur në atë hartë pa provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë”, shkruan portali serb Kuriri.

Pa asnjë dyshim kjo edhe njëherë dëshmon se vendi fqinj i ynë është i mbushur me urrejtje dhe asgjë më normale nuk i duket dhe se sulmon të gjithë ata që mendojnë ndryshe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit