Klubi i Blackburn Rovers ka hapur sot dyert për besimtarët e fesë Islame, të cilët festojnë Fitër Bajramin.
Blackburn Rovers u bë klubi i parë anglez që lejoi faljen e namazit të Bajramit brenda stadiumit.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, në stadiumin “Ewood Park” ishin 2 mijë persona.
Klubi i Blackburn Rovers ka publikuar një video nga falja e besimtarëve të fesë Islame në stadium.
Përmes videos, klubi nga Championship uroi myslimanët me rastin e Fitër Bajramit.
🌙 Eid Mubarak from everyone at Blackburn Rovers.
This morning #Rovers became the first football club in the country to host Eid prayers on the pitch. 💙#EidMubarak 🔵⚪️ pic.twitter.com/Pw0LHkqjg5
— Blackburn Rovers (@Rovers) May 2, 2022