3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Koalicioni afër, Kurti e Mustafa takohen sot për marrëveshjen

Rekomandime

Kur kanë mbetur edhe 48 orë deri te seanca e thirrur për votimin e qeverisë së dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit, palët kanë përafruar qëndrimet dhe sot mund të jetë dita kur do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në mes të LVV’së dhe LDK’së.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net, kanë bërë të ditur se palët kanë përafruar qëndrimet, dhe sot gjatë ditës krerët e partive Kurti e Mustafa, bashkë me ekipet e tyre, janë marrë vesh që të takohen për të finalizuar marrëveshjen e koalicionit.

- Advertisement -

Ky burim ka thënë se kohën e takimit akoma nuk e kanë caktuar, por vendi i takimit do të jetë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja javëve të fundit dukej e paarritshme, pasi LDK insistonte në postin e kryetarit të Kuvendit, post në të cilin është zgjedhur Glauk Konjufca.

Në anën tjetër, Vetëvendosje në secilin deklarim për këtë çështje, thoshte se nuk mund të kthehemi në datën pas 26 dhjetorit.

- Advertisement -

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, javën e kaluar kishte takuar përfaqësuesit e Listës Serbe, dhe ata të minoriteteve jo serbe, me të cilët ishte pajtuar në parim, për votimin e qeverisë së tij.

Nëse Kurti arrinë marrëveshje edhe me LDK’në, atëherë në seancën e së hënës të tirrur për në ora 11:00, qeveria e tij do të votohet, dhe do të marrë fund qeverisja e Haradinajt, e cila prej rreth gjashtë muajsh është duke vepruar në dorëheqje.

- Advertisement -

Se pritet të ketë marrëveshje të momenteve të fundit, dje gjatë ditës e ka paralajmëruar edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq LVV dhe mandatari apo kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Ndërsa, roli i LDK-së, është i fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë Kuvendit të Republikës. Ky është zaten dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbetur me u definu, çështjet tjera kanë marrë zbardhje të dy palëve.

Ne do të vazhdojmë për të sjellë një marrëveshje që të hënën na bën me ekzekutiv të ri”, ka thënë Haziri.

Derisa ka deklaruar se takimet me partinë që po synojnë që disa muaj arritjen e një koalicioni qeverisës, mund të ndodhin në çdo kohë.

“Takimet e liderëve mund të mbahen në çdo kohë Është çështje e dakordimit të liderëve dhe ekipeve, ne jemi të hapur edhe LVV-ja janë të hapur për takime, takime do të ketë”, ka thënë ai.

Arritja e kësaj marrëveshje, përveç se do të sillte LVV’në për herë të parë në qeverisjen qendrore, do të bënte që për herë të parë nga viti 2007 PDK të shkonte në opozitë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit