-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Koalicioni pret vendimin e Kushtetueses, Haradinaj thotë se marrëveshja me LDK’në është e kryer

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja me LDK-në për Qeverinë e re ka përfunduar dhe se nuk ka mbetur që të diskutohet asnjë detaj tjetër.

“Dihet që deri tash janë arritur marrëveshjet dhe ka një dakordim për programin qeverisës, pra nuk ka ndonjë aspekt që ka mbetur i hapur në atë marrëveshje”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Haradinaj teksa ka folur për rastin tragjik ku vdiq 26 vjeçari nga Gjilani, tha se kjo është tragjike, duke shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

“Është e dhimbshme, i shprehi ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që kanë ndi dhimbje”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës, Haradinaj ka bërë homazhe te Obelisku i Dëshmorëve në Pejë. Nga aty, Haradinaj ka thënë se e ka për nderë të qëndrojë pranë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

- Advertisement -

“Unë e kam për nderë të qëndroj sot në Pejë ta nderoj memorialin dedikuar memorialit të dëshmorëve e heronjve të kombit”.

“Lavdi e përjetshme dhe respekt për sakrificën e madhe, për angazhimin e madh dhe për veprën e çmuar për liri”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit