0.3 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Koci: Nëse fiton Trump, do të vdesë marrëveshja franko-gjermane

Rekomandime

Politologu Melazim Koci, derisa ka folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara foli për rëndësinë që kanë ato në raport me Kosovën.
Sipas tij, nëse fiton Kamala Harris marrëveshja franko-gjermane do të mbetet në fuqi dhe do të qohet përpara bashkë me BE-në.

- Advertisement -

“Do të thotë nuk do të kishte ndryshime të mëdha në politikën e jashtme dhe në raport me Kosovën sepse ky ekip i Bidenit do të mbetej, praktikisht shumica e tyre do të mbeteshin në këto pozicione, por nëse fiton ish- presidenti Trump, mendoj që marrëveshja franko-gjermane do të vdesë, do të largohet nga tavolina, nuk do të mbetet opsion”, tha ai derisa shtoi se liderët kosovar kanë bërë mirë që nuk u deklaruan në favor as të njërit as të tjetrit kandidat, për president të SHBA.

Ai tha se marrëveshja franko-gjermane do të hiqet nga tavolina sepse Trump nuk është i njohur për bashkëpunim të ngushtë me BE-në.

- Advertisement -

“Supozoj mund ta kthej marrëveshjen e mëparshme që është nënshkruar në Uashington të plotësuar me elemente të reja dhe ta imponojë si marrëveshje të Shteteve të Bashkuara pa bashkëpunim me Bashkimin Evropian”, tha ai.

Koci, garën aktuale e quajti më të ashprën në historinë e Shteteve të Bashkuara duke thënë se do të jetë shumë vështirë përcaktimi i fituesit duke mos përjashtuar edhe mundësinë e kontestimit të rezultatit./rtk

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit