4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Koci: Prokurorët dhe gjyqtarët që i kanë pagat deri 3 mijë euro nuk dalin në punë deri para orës 9-të

Rekomandime

Avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësimin sesi prokurorërt dhe gjyqtarët nuk dalin në zyrë deri para orës 9-të të mëngjesit, anipse orari ju fillon në orën 8-të.

Koci ka thënë se prokurorët dhe gjyqtarët i kanë pagat më të mëdha në rajon nga 1 mijë e 500 euro dëri në 3 mijë euro, edhe pëkudër kësaj, sipas tij, disa nga ta nuk punojnë asgjë.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Në njerën prej gjykatave në Kosovë, therras në orën 8.55. Lajmërohet zyrtari përgjegjës për telefonata.

“A mundesh me më lidhë me zyren e gjyqtarit?” – i them me mirësjellje.

- Advertisement -

“Avokat, nuk e fillon punën gjyqtari para orës 9” – ma kthen.

Thërras në prokurori, përgjigja është e ngjashme.

- Advertisement -

Orari i punës është prej orës 8.00!

Me perfomansën dhe rrogat që i kanë, disa gjyqtarë dhe prokurorë, paguhen tepër shumë.

Përndryshe, pagat e tyre janë prej më të mëdhajave në regjion: prej rreth 1.500 deri në 3.000 euro!

Me honorare dhe mëditje, disa i marrin edhe më shumë.

Të kuptohemi, nuk jam kundër që të kenë paga të mira. Por, për të ardhura të mira, duhet edhe puna me qenë e mirë dhe efikase.

E te ne po ndodh një situatë absurde: sado që po rritën pagat, disa zyrtarë po punojnë njejtë: thuaja asgjë.

P.s

Bifeja në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është plot me gjyqtarë e prokurorë prej orës 8-të deri në orën 9-të!

Palët sorrollatën poshtë e lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit