4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Koci: Ta lëmë Prokurorinë të qetë, çdo sulm ndaj saj i kushton Thaçit e Veselit

Rekomandime

Pas ngritjes ë aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit, avokati Arianit Koci thotë që të lëmë Prokurorinë të qetë në punët e veta.

Sipas tij, cdo sulm ndaj Prokurorisë, i kushton më shumë Thaçit, Veselit dhe të gjithë neve, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

“Pas ngritjes së aktakuzës (e cila mund edhe të mos konfirmohet) ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ( të cilët janë edhe themelues të UÇK-së), krejt çka duhet bërë është ta lëmë Prokurorinë të qetë në punët e veta.

Çdo sulm ndaj saj, i kushton më shumë Thaçit, Veselit dhe të gjithë neve, se sa vetë prokurorisë.

Veprimet eventuale të gabuara të prokurorisë, për çfarëdo motivi, duhet të adresohen në gjykatë”, ka shkruar Koci në Facebook.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit