10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kolegji Elektoral sot e konfirmon Bidenin në krye të SHBA-së, Trump: Rrezikojmë të kemi president jolegjitim

Rekomandime

Kolegji Elektoral në SHBA do të mblidhet sot për ta zgjedhur përfundimisht Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

- Advertisement -

Mbledhja e Kolegjit Elektoral është përmbyllja e procesit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit ku të zgjedhurit nga 50 shtetet amerikane hedhin votat e tyre.

Përveç dy shteteve amerikane, elektorët e 48 shteteve tjera duhet të votojnë për kandidatin që fitoi zgjedhjet në shtetin e tyre.

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale tashmë janë certifikuar dhe Biden ka dalë fitues me 306 vota elektorale, 36 më shumë sesa minimalja që kërkohet për ta siguruar fitoren.

- Advertisement -

Ndërkohë Donald Trump vijon ta kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve, teksa ka thënë se nuk e ka përfunduar betejën për ta ndryshuar këtë rezultat.

“Amerika rrezikon të ketë një president të ri jo legjitim, por beteja jonë nuk ka mbaruar ende”, u shpreh Donald Trump gjatë një intervistë për “Fox Neës”. “Do ta vazhdojmë betejën tonë edhe në të ardhmen”, shtoi presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, pas njoftimit për mosndryshim të rezultatit final nga Gjykata e Lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit