-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Komanda e Flotës Amerikane mesazh Rusisë: Ne nuk e njohim kufirin rus!

Rekomandime

Komanda e Flotës së 7-të Amerikane njoftoi se shkatërruesi “John McCain”, i cili u përplas me anijen ruse, po kryente një operacion për të siguruar lundrim të sigurtë në Gjirin e Pjetrin të Madh.

- Advertisement -

“Me këtë operacion, Amerika ka treguar se këto ujëra nuk janë ujërat territoriale të Rusisë. “Amerika nuk pajtohet me deklaratën e Rusisë se ky gji është një gji historik, në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” tha Flota e 7-të në një deklaratë.

Ndërsa Rusia pretendon së Gjiri i Pjetrit të Madh është një pjesë e ujërave territoriale ruse, sipas vendimit të autoriteteve sovjetike në 1984.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi më herët sot se shkatërruesi amerikan hyri në ujërat territoriale të Rusisë, duke kaluar dy kilometra përtej vijës kufitare. Anija e madhe e Flotës së Paqësorit “Admiral Vinogradov” ndaloi shkeljen e kufirit shtetëror të Federatës Ruse nga shkatërruesi i Marinës Amerikane “John McCain” në gjirin e Pjetrit të Madh.

- Advertisement -

Flota e 7-të përfshin pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor dhe pjesën lindore të Oqeanit Indian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit