1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Komandanti i KFOR-it ia bën një dhuratë Kurtit gjatë takimit

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Haki Abazi, kanë pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi, i shoqëruar prej asistentit të tij ushtarak, kolonellejtënant Dario Paduano, dhe këshilltarit të tij politik, z. Alexander Aalmo, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka për qëllim integrimin në Aleancën veri-atlantike.

“Në një atmosferë shumë miqësore u rikonfirmua përkushtimi për bashkëpunim të afërt ndërmjet kryeministrit dhe komandantit të KFOR-it, përbrenda mandateve që kanë. Kryeministri shprehu falënderimin në emër të qytetarëve të Kosovës për rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu, ai vuri theksin në qëllimin e integrimit të Kosovës në NATO si aspiratë që do të realizohet domosdoshmërisht në të ardhmen. Në këtë fazë, bashkëpunimi i KFOR-it me Ministrinë e Mbrojtjes është i një rëndësie të veçantë”, ka thënë Kurti.

Gjatë takimit komandanti i KFOR-it i bëri dhuratë kryeministrit Kurti Stemën e komandantit të KFOR-it.

- Advertisement -

“Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën edhe një herë gatishmërinë për derë të hapur për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Komandanti i KFOR-it i dorëzoi kryeministrit Stemën e Komandantit të KFOR-it”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit