21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Zeka tregon se a janë intervistuar Hashim Thaçi e Kadri Veseli nga Haga

Rekomandime

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në Pressing të televizionit T7 ka thënë se është i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë, por ka gjasa që edhe në Lublanë.

- Advertisement -

Gjithashtu ai tha se kreu i LDK’së, Isa Msutafa, është intervistuar në cilësinë e deshmitarit.

Zeka ka thënë se 99% i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale, e për këtë rast pati raportuar Gazeta Express, ekskluzivisht.

“Informacioni im është 99% është se Kadri Veselin e kanë intervistu në Prishtinë, por ka gjasa që e kanë intervistu edhe në Lublanë”, ka thënë Zeka në Pressing.

- Advertisement -

Përvec Veselit, sipas Zekës edhe Mustafa është intervistuar nga Specialja për rastin e Ahmet Krasniqit.

“Edhe Isa Mustafën është intervistu për rastin e Ahmet Krasniqit, në cilësinë e deshmitarit”, ka thënë Zeka.

- Advertisement -

Derisa për presidentin Thaçi, Zeka ka thënë se ka mundësi të jetë intervistuar në zyren e tij në Prishtinë, derisa ky informacion deri tash është vetëm spekulim.

“Përveç këtyre është edhe presidenti Thaçi, është intervistu në zyren e tij në Prishtinë, spekulime”

“Nëse Thaçi nuk merret në pyetje nga Specialja, është lajm i mirë për Kosovën sepse rrënohet gjykata, kjo për shkak se Gjykata Speciale është bë për Thaçin, sepse e ka target Thaçin”, ka shtuar Zeka në Pressing.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit