0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Komandanti i Policisë në Skenderaj ia pa sherrin postimit në Facebook

Rekomandime

Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, Bastri Durmishi është suspenduar nga puna me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj.

Lajmin për suspendimin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe vetë drejtori Qalaj.Sipas Qalajt, suspendimi është bërë për shkak të një postimi në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

“Po është suspenduar për shkak të një postimi në që ka bërë në rrjete sociale.

Siç edhe e dini kemi marrë një vendim që zyrtarët policor të mos shfaqen në rrjete sociale me komente apo postime të ndryshme të cilët mund të ndikojnë në pozitën e tyre të zyrtarit policor”, tha Qalaj për KALLXO.com.

KALLXO.com gjithashtu ka siguruar edhe vendimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës për këtë çështje.Vendimi erdhi pasi që drejtori i Policisë kishte vërejtur se kohët e fundit zyrtarët policor kishin postuar në rrjete sociale fotografi të ndryshme në uniformë apo jashtë saj e që lidheshin me punën policore.Vërejtje për këto postim sipas vendimit, drejtori Qalaj i kishte përësitur edhe më parë.

- Advertisement -

Për arsye të këtyre postimeve apo komenteve që i kanë bërë zyrtarët policor sipas vlerësimeve të drejtorit mund të degradojnë imazhin e policisë.Drejtori Qalaj u ka ndaluar të gjithë zyrtarëve policor të pozitave të ndryshme që të mos bëjnë postime në lidhje me situatën aktuale për COVID-19 apo edhe për situatën politike në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit