Një asteroid i madh mund të kërcënojë Tokën dhe zhdukjen e njerëzimit

Date:

Toka është “në një rrezik të lartë” nga goditja e ndonjë asteroidi aq të madh sa të shkatërrojë njerëzimin.

Ky është paralajmërimi i bërë nga “European Space Agency” që ka tmerruar botën, transmeton lajmi.net.

“Herët a vonë do të ndodhë… një impakt i madh apo i vogël”, paralajmëron Rolf Densing, kreu i ESOC në Damrstadt të Gjermanisë.

Ai thotë se “rreziku që toka të pësojë një ditë një goditje shkatërruese, është shumë i lartë”, megjithatë kjo mund të mos ndodhë gjatë jetës sonë.

Ekspertët e hapësirës thonë se speciet tona “nuk janë gati të mbrojnë veten”, kundër një objekti që godet Tokën. “Ne nuk kemi masa aktive për mbrojtjen planetare”, shtoi ai.

Shkencëtarët kanë menduar disa ide se si mund të mbrojmë planetin ndaj asteroideve, që nga shpërthimet bërthamore, avullimi me rreze lazer apo edhe të bllokuara nga një ‘traktor hapësinor”, por së pari duhet të shquajmë rrezikun.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...