8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kompania amerikane do të prodhojë 1 miliard vaksina kundër koronavirusit

Rekomandime

“Johnson & Johnson” ka si qëllim që të prodhojë 1 miliard vaksina për koronavirusin për vitin e ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur Dr. Paul Stoffels, kreu i departamentit shkencor të kompanisë.

- Advertisement -

“Do të nisin testimet klinike në shtator dhe shpresojmë që të kemi të dhënat e duhura në fund të vitit. Po punojmë për prodhimin e 1 miliard vaksinave vitin e ardhshëm”, tha Stoffels për “ABC”.

Sipas Stoffels, testimet klinike janë të nevojshme për të treguar efektivitetin e vaksinës dhe për këtë gjë duhet pak kohë.

Ai shtoi: “Ne do ta kemi vaksinën që këtë vit, por do të varet nga autoritetet nëse ajo mund të përdoret përpara se të dhënat e efikasitetit të jenë të disponueshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit