Kompania gjermane Rheinmetall që prodhon armë dhe pajisje tjera mbrojtëse – po përgatitet për furnizimin e Ukrainës me 50 tanke të përdorura të tipit Leopard 1.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Armin Papperger, ka deklaruar për të përditshmen gjermane Handelsblatt, se tanket e para mund të dorëzohen brenda gjashtë javëve – ku pjesa tjetër gjatë tre muajve të ardhshëm.
Leopard 1 ishte futur në përdorim në vitin 1965, që me kalimin e viteve u zëvendësuar nga Leopard 2 që aktualisht e përdorin forcat e armatosura gjermane.
Papperger tha se beson se ushtarët ukrainas mund të trajnohen t’i përdorin tanket brenda pak ditëve – nëse kanë kryer më herët stërvitje ushtarake.