3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

‘Kompania shqiptare drejt falimentit nga ‘Open Balkan’/ Bregu: Fatkeqësisht, të tjerë do e pasojnë

Rekomandime

Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 21 dhjetor në Tiranë, gjatë vizitës së Aleksandër Vuçiç, çertifikatat shqiptare supozohet se do të ishin të mjaftueshme për produktet që eksportohen drejt Serbisë pikërisht për të eliminuar orët e pritjes në kufi, por kjo pikë e marrëveshjes duket se ka dështuar.

Firma ‘Rinald SHPK’ e cila po shkon drejt falimentit për shkak të një konfIikti analizash për zarzavatet që eksporton në Serbi është viktima e parë e ‘Open Balkan’ sipas ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu.

- Advertisement -

Bregu ka publikuar artikullin e Monitor që flet për falimentin e kësaj kompanie.

Krah artikullit, Bregu shton se tashmë ‘viktima e parë’ e “Open Balkan” ka emër, numër nipti, numër punëtorësh e vendndodhje. Ai paralajmëron se pas saj do të ketë edhe shumë kompani të tjera, që do të falimentojnë.

“Dashnorët e OPEN BALKAN i njoftojmë se viktima e parë e OPEN BALKAN, ka emër, numër nipti, numër punëtorësh, vendndodhje. Fatkeqësisht, të tjerë do pasojnë gjatë këtij viti,”– shkruan Bregu në Facebook.

- Advertisement -

Ç’ka ndodhur me këtë kompani?

Kompania eksportuese e prodhimeve të freskëta të fushës “Rinaldi shpk” po haset me probleme për shkak të një konfIikti për rezultatet e analizave me qeverinë Serbe.

- Advertisement -

Kamioni i ngarkuar me speca u nis për në Serbi javën e kaluar, i shoqëruar me analizat përkatëse që u bënë nga laboratori “Noval”.

Por autoritetet serbe në territorin e tyre bënë analiza të tjera, të cilat nxorën rezultate të larta të pesticideve në prodhimet shqiptare.

Menjëherë kamioni iu bllokua dhe kompania “Rinaldi SHPK” u detyrua të paguajë të gjitha shpenzimet për groposjen e ngarkesës në afërsi të Novisadit.

Kamioni kishte një ngarkesë prej 10 mijë eurosh, teksa kompania shiste rreth 3 kamionë në javë në Serbi. Tani puna është pezulluar dhe kompania po rrezikon aktivitetin.

Eksportuesi beson tek analizat shqiptare dhe e konsideron tendencë sjelljen e autoriteteve serbe. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia synojnë të njehsojnë certifikatat fitosanitare, në kuadër të projektit të “Open Balkan”, por siç duket vendi ynë bën përjashtim në këtë projekt.

Në sektorin bujqësor, Shqipëria eksporton në Serbi kryesisht prodhime të freskëta të fushës, ndërsa Serbia eksporton në Shqipëri produktet të bulmetit dhe grurë.

Ç’po ndodh me Open Balkan?

Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu ka “zbërthyer” edhe një tjetër rast që vërteton se “Open Ballkan” duket se është i hapur vetëm për Serbinë.

Shqipëria dhe ministria e Bujqësisë kanë marrëveshje me Beogradin dhe Shkupin zyrtar, por duket se Serbia ka nisur që nisur që të ‘ndihmojë’ edhe vende të tjera.

Për shembull, Bregu bënte me dije pak ditë më parë se së fundmi në vendin tonë kanë hyrë qingja nga Rumania, që fillimisht janë dërguar në Serbi për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë, e më pas janë sjellë në Shqipëri.

E gjitha në kuadër të “Open Ballkan”.

Dhe kur futen në Shqipëri, nuk u kërkohen analiza ekstra, ndryshe nga ç’ndodh me produktet tona.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 21 dhjetor në Tiranë, gjatë vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duhet të ndodhte krejtësisht e kundërta.

Çertifikatat shqiptare supozohet se do të ishin të mjaftueshme për produktet që eksportohen drejt Serbisë pikërisht për të eliminuar orët e pritjes në kufi, por kjo pikë e marrëveshjes duket se ka dështuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit