13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Shqiptarja ndërron jetë nga i ftohti, familjarët: Kishte 10 ditë pa rrymë

Rekomandime

Liljana Sema, 67-vjeçare, është gjetur pa shenja jete si pasojë e temperaturave të ulëta në një shtëpi të rrënuar, në fshatin Fërras në Fier.

Sema kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë kur u gjet nga vëllai i saj Baçi Gjoleka, raporton lapsi.al. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66 vjeçares kishte dhjetë ditë që ia kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.

- Advertisement -

Djali i saj, Kushtrimi, ka thënë se edhe një rezistencë që i kishte blerë për ditëlindje nëna nuk kishte ku ta lidhte pasi nuk kishte energji elektrike. Kurse, motra e Liljanës tha se ajo kishte kushte të vështira dhe s’kishte askënd që t’i vinte në ndihmë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit