15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Kompanitë amerikane i kërkojnë Bidenit kujdes me sanksionet ndaj Rusisë, ja arsyeja

Rekomandime

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërcënuar se do të vendosë sanksione të fuqishme ndaj Rusisë, nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, vendos që ta pushtojë Ukrainën.

Megjithatë, disa kompani të mëdha dhe disa grupe biznesore në ShBA po bëjnë thirrje që Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit të jenë të kujdesshëm në këtë çështje.

- Advertisement -

Një grup tregtar, i cili i përfaqëson gjigantët “General Electric”, “Chevron” dhe korporata të tjera të mëdha në ShBA, të cilat bëjnë tregti me Rusinë, po kërkon nga Shtëpia e Bardhë për ta shqyrtojë mundësinë që kompanive t’u lejohet përmbushja e zotimeve dhe ta shqyrtojë përjashtimin e produkteve të caktuara përderisa harton sanksione.

Në të njëjtën kohë, kompanitë e mëdha të energjisë po kërkojnë nga Kongresi që t’i kufizojë afatet dhe fushëveprimin e sanksioneve, shkruan Reuters.

Jake Colvin, kryetar i Këshillit Kombëtar të Tregtisë së Jashtme, i tha agjencisë “Reuters” se administrata e Bidenit dhe Kongresi duhet që t’i rregullojnë hollësitë në rast se duhet ta zbatojnë kërcënimin për sanksione.

- Advertisement -

Edhe kompanitë e energjisë kanë kontaktuar drejtpërdrejt me ligjvënësit amerikanë për të kërkuar periudhë të “qetësisë” në mënyrë që asetet e tyre të mos konfiskohen, nëse nuk arrijnë që t’i përmbushin marrëveshjet tregtare në Rusi, i tha agjencisë “Reuters” një ndihmës në Kongres.

Instituti Amerikan i Karburanteve, që është organizata më e madhe lobuese në ShBA për nxjerrësit e naftës dhe gazit, i ka diskutuar sanksionet ndaj Rusisë me zyrat e Kongresit. “Sanksionet duhet të jenë sa më të shënjestruara që është e mundshme me qëllim që të kufizohet dëmi ndaj konkurrueshmërisë së kompanive amerikane”, tha një zëdhënës i këtij instituti.

- Advertisement -

Kompanitë e naftës i kishin vërejtur disa vjet pasojat e sanksioneve amerikane ndaj disa prej operacioneve më të shtrenjta të nxjerrjes së karburanteve të Rusisë, pasi Putini e kishte pushtuar gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014.

Masat e ShBA-së e kishin detyruar kompaninë “Exxon Mobil” që të largohej nga Arktiku i Rusisë dhe i kishte dhënë fund bashkëpunimit të kësaj kompanie me kompaninë shtetërore ruse të naftës, “Rosneft”, me të cilën më 2011 kishte nënshkruar marrëveshje me vlerë të 3.2 miliardë dollarëve për zhvillimin e rajonit verior rus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit