3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Komplikime shtesë, pak minuta para takimit me partnerët, Nisma propozon Fatmir Limajn për President

Rekomandime

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Leotrim Berisha ka deklaruar se kreu i kësaj partie është ideal për postin e presidentit të shtetit.

Shefi i zyrës për media në Nisma ka shkruar në Facebook se do të ishte krejtësisht normale nëse debati për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri do të imponohej nga afatet kushtetuese.

- Advertisement -

Poashtu do të ishte legjitime të shpallen kandidatura e të shprehen ambicie për postin e presidentit, për sa kohë që ky debat nuk do të ishte nxitur nga propozim aktakuza në Gjykatën Speciale. Megjithatë më përfundimin e mandatit të presidentit aktual, vendit i duhet një president unifikues, dikush që nuk nxitë përçarje në shoqëri dhe i cili mund t’i bëjë bashkë pozitë e opozitë sa herë që ka nevoje vendi. Por, kush do të ishte ideal për president? FATMIR LIMAJ”, ka shkruar ai.

Fatmir Limaj në vitin 2014 ishte ideator i formimit të LAN-it (më pas VLAN) si nevojë e domosdoshme për ndryshim të pushtetit në vend aso kohe. Ai qëndroi besnik këtij projekti deri në fund dhe nuk u tundua, përkundër së kishte ofertë nga PDK për të ndarë përgjysmë pushtetin. atmir Limaj në opozitë ishte mirëmbajtësi kryesor i opozitës së bashkuar në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme për asociacion dhe demarkacion. Në kohën e qeverisjës së PDK-AAK-NISMA (2017-2019) sërish ai ishte balancuesi dhe ai që investoi më së shumti në ruajtjen e këtij partneriteti, ndonëse i sfiduar nga përplasje të mëdha mes presidentit dhe kryeministrit”, tha i njejti.

Angazhimi i tij përmanent në cilësinë e zv/kryeministrit dhe të bashkëkryesuesit për dialog ishte bashkimi i spektrit politik në temat nacionale për vendin.

- Advertisement -

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe plot gazetarë dhe anëtarë nga shoqëria civile të cilët e vlerësojnë sjelljen e Limajt në politikë si adekuate për postin e presidentit.

Sidoqoftë i mbetet spektrit politik në vend dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për presidentin, i cili angazhimin më të madh do të duhej ta kishte në krijimin e konsensusit sa më të gjërë për temat që na presin muajve dhe viteve në vazhdim”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit