2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Komuna e Deçanit paguan 4 euro dezinfektuesin 50ml dhe 8 euro maskën me filtër

Rekomandime

Komuna e Deçanit me 10 prill, ka nënshkruar një kontratë për ‘Furnizim emergjent me material hixhenik dhe material tjetër për masat mbrojtëse kundër COVID- 19’.

- Advertisement -

Kjo kontratë, vlerën e përgjithshme e ka 39 mijë e 900 euro, ndërsa fitues i kësaj kontrate është operatori ekonomik me emrin ‘Gipa’.Ndërsa sipas kontratës së nënshkruar, një dezinfektues për duar – gel 50 ml, komunës së Deçanit i ka kushtuar 4 euro, ndërsa ka porositur 1 mijë të tillë, në vlerë totale prej 4 mijë.

Kurse dezinfektues për duar – lëngshëm 150ml, i ka kushtuar 3.50 euro, ku janë porositur 1 mijë e 800 të tillë, në vlerë totale prej 6 mijë e 300 eurove.

Veshje një përdorimshe me kapelë dhe patentë, i ka kushtuar 4 euro, kurse veshje e njejtë shumpërdorimshe ka kushtuar 12.50 euro.Komuna ka paguar çmim të njëjtë prej 8 euro për dy lloje të maskave: maska me filtër e thjeshtë dhe maskë me filtër.

- Advertisement -

Komuna ka paguar 1,600 euro për 200 copa maska me filtër dhe 800 euro ka paguar për 100 copa maska me filtër të thjeshta.

Kurse, për një pako me 100 ‘dorëzat një përdorimesh’ është paguar 5.80 euro.Kjo është lista e plotë e artikujve që ka porositur Komuna e Deçanit:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit