Komuna e Fushë-Kosovës ka konfirmuar se 7 raste të mëhershme me koronavirus janë shëruar dhe vetëm një është duke u trajtuar.
Përmes një njoftimi për media, Komuna bën të ditur se të gjitha 7 rastet e mëhershme kanë rezultuar negativ në testet e bëra.
Teksa, aktualisht është vetëm një person duke u trajtuar për virusin.
Njoftimi i plotë i Komunës:
* Njoftim nga Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës *
Nga 7 raste të mëhershme të pacinetëve të infektuar me COVID-19, tani vetëm 1 rast është duke u trajtuar ndërsa rastet tjera kanë rezultuar negativ dhe e kanë tejkaluar këtë sfidë.
Qytetarë të nderuar, na mbetet të vazhdojmë me një kujdes të shtuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19 duke ndjekur udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve relevante.