5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Sipas LDK’së ineresat e Kosovës mbrohen përmes Listës Serbe

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës po krijon një qeveri të varur komplet nga Lista Serbe. Kjo parti, braktisi Vetëvendosjen për të ndëtuar koalicionin me subjektin politik që punon vetëm për interesat e Serbisë në Kosovë. Por, kështu nuk mendon tash LDK. Kjo parti doli nga koalicioni me VV-në me arsyetimin se partia më e votuar në vend nuk i përfaqëson interesat e Kosovës, madje po e dëmton vendin. Refuzoi në mënyrë kategorike edhe cdo koalicion edhe me partinë e tretë më të votuar, PDK-në. Tash, synim kryesor ka ndërtimin e koalicionit me Listën Serbe, e cila sipas LDK-së do t’i mbrojë ato interesa.

- Advertisement -

Lista Serbe njihet si subjekt që nuk e bën asnjë veprim në të mirë të Kosovës.

Rreziku shtohet kur kihet parasysh se veprimi i parë që do ta bëjë qeveria e re mund të jetë arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Aty, Lista Serbe do të jetë faktor vendimtar duke shantazhuar cdokënd me të gjitha format. Pra, pozicionimi i saj është i fuqishëm dhe jashtëzakonisht i faktorizuar, duke e pasur në dorë fatin e qeverisë në cdo moment. Përmes saj, edhe fatin e Kosovës.

Skenari është thuajse i njëjtë me qeverinë Haradinaj, kur Lista Serbe bllokoi formimin e Ushtrisë, shantazhoi për Trepcën dhe nuk la gjë pa bërë për ta zhbërë komplet Shtetin e Kosovës. Ajo qeveri kishte fiks 61 deputetë me Listën Serbe.

- Advertisement -

Qeveria Hoti në verzionin më të mirë pritet ti ketë 62 deputetë me Listën Serbe. Vetëm se kësaj radhe nuk do t’i presin deri në gjysmë të natës të vijnë nga Berogradi për ta votuar atë, për shkak të kufizimeve nga koronavirusi. Do t’i presin derisa ta marrin aminin si ta shkatërrojnë Kosovën në ndonjë lokalitet në Gracianicë, derisa ta përfundojnë Conference Call me Vuciqin.

Vendimi për koalicion vije më pak se një vit pasi LDK kishte konsatuar se nuk do të krijojë asnjëherë koalicion me Listën Serbe. Madje, këtë ia kishte vendosur edhe kusht Vetëvendosjes dhe të gjitha partive tjera.

- Advertisement -

“LDK nuk ka bashkëpunuar dhe nuk do të bashkëpunoj kurrë me Listën Serbe”, kishte dëklaruar LDK në një reagim për media në maj të vitit 2019. Një vit pas, LDK do të bashkëpunojë ngushte me Listën Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit