11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Konfirmohen 66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.543 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

- Advertisement -

Në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës. Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, njofton MSH.

Tutje Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rdhe për numrin e rasteve aktive dhe të të shëruarëve.

“Sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184. Në total numri i rasteve aktive është 1.278”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ndryshe, tash e disa ditë në vend ka pasur rënie të numrit të personave të infektuar me coronavirus. Për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike, Qeveria ka lehtësuar masat më 1 mars, ku është larguar ora policore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit