Janë konfirmuar edhe katër viktima nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 48 numrin e të vdekurve nga koronavirus.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe nga zëdhënësja për informim e IKSHPK-së, Era Pireva.
Në njoftimin e IKSHPK-së po ashtu thuhet se kanë vdekur edhe katër persona të tjerë.
“Numri total i rasteve pozitive 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.