20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Uka: Rreth 50% e profensionistëve shëndetësorë po presin vizat për Gjermani

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, thotë se sipas një ankete, rreth 50% e profesionistëve mjekësorë po presin tashmë të largohen për në Gjermani.

- Advertisement -

“Sipas një ankete të realizuar nga Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetesor, rreth 50% e këtyre profesionistëve kanë aplikuar për vizë pune dhe janë në procedurë për të shkuar në Gjermani. Vitin tjetër, mund të ndjejmë mungesën e tyre”, shkruan Uka në një postim në Facebook.

Ndër të tjera, deputeti i LVV-së ka thënë se punëtorët shëndetësorë, të cilët në kohën e pandemisë u shpallën heronjë, po vazhdojnë të rrezikojnë shëndetin e tyre për çdo ditë me paga shumë të ulëta dhe demotivuese.

Ai thotë se ata, për më tepër, në ndërrimet e natës marrin vetëm 18 euro për 12 orë pune dhe nuk paguhen për angazhimin e tyre në fundjavë, edhe pse, sipas tij, me ligj parashihet një gjë e tillë.

- Advertisement -

Uka bën thirrje që të veprohet sa nuk është bërë vonë siç thotë ai, “të mos iu hyjmë në hak heronjve tanë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit