7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Konfirmohen tri raste të reja të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Rekomandime

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë edhe një grua nga Komuna e Fushë Kosovës, e infektuar me COVID-19.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Ai tha se viktima ishte e moshës 84-vjeçare dhe kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Ka vdekur sot në orët e pasdites. Ka pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Ka qenë me probleme jashtëzakonisht të mëdha shëndetësore. Ajo ka ndërruar jetë në shtëpi”, ka thënë Topalli për Sinjalin.

- Advertisement -

Pak më herët u bë e ditur se edhe një 80-vjeçare nga Gjakova, e infektuar me koronavirus, ka vdekur sot në Qendrën e Mjekësisë Sportive. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

Kolaj tha se gruaja kishte probleme të tjera shëndetësore, por pas vdekjes është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

- Advertisement -

Ndryshe, sot ka vdekur edhe një i moshuar nga Podujeva. Lajmin e ka bërë të ditur Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rudari ka bërë me dije se viktima është nga fshati Llaushë, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit