1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konfirmohet numri i saktë i ministrave dhe zv.ministrave që do t’i ketë qeveria Hoti

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, ka prezantuar sot Projektligjin për Qeverinë, i cili do të publikohet në platformën e diskutimeve publike.

- Advertisement -

Ai tha se që qëllimi kryesor i këtij ligji është organizimi dhe funksionimi më i mirë dhe më efikas i qeverisë.“Qeveria adekuate duhet të kishte 15 ministri, por edhe për 2 ministri duhet t’i lihet diskrecion mandatarit. Nuk do të ketë ministër pa portofolio, nuk do të ketë ministri që krijohet për një individ. Të jenë 40 zëvendësministra”, tha ai.

Në këtë projektligj janë paraparë edhe kufizimet e qeverisë në dorëheqje.Po ashtu, në këtë projektligj trajtohet edhe parandalimi i konfliktit të interesit, ku anëtarët e qeverisë dhe zëvendësministrat nuk mund te ushtrojnë funksion tjetër publik përveç kur ai ushtrohet sipas detyrës zyrtare. Po ashtu, nuk mund të ushtrojnë asnjë funksion në pushtetin lokal dhe nuk mund të mbajnë asnjë marrëdhënie tjetër të punës në sektorin privat.Ai ka folur edhe sa i përket ligjit për paga.

“Tek ligji i pagave jam i shokuar me vendimin. Nuk po e komentoj vendimin e gjykatës, por mua më duhet të trajtoj ligjin që e kemi bërë. Nuk ka sindikatë që nuk është diskutuar për këtë ligj. Është një padrejtësi shumë e madhe për një numër të njerëzve. Këtë ligj kjo qeveri do ta merr me prioritetin më të madh. Do të bëjë çmos me e dërgua në Kuvend këtë vit”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit