10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjuriqi e komenton fotografinë me Xhelal Sveçlën, “mbi 200 herë kam biseduar me separatistë”

Rekomandime

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me kontaktin në Tiranë me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur se “puna ime është të bisedoj”.

- Advertisement -

Duke folur për fotografinë nga Tirana që bëri xhiron nëpër media, ku shihet duke biseduar me Sveçlën, Gjuriqi për Tv Prva tha se në kryeqytetin e Shqipërisë ishte pjesëmarrës në një tubim rajonal të partive politike nga i gjithë rajoni, në të cilin nuk ishte biseduar as për qeverinë e ardhshme, as për dialogun Beograd-Prishtinë.

Ai e ka vlerësuar pozitive pjesëmarrjen në takimin e Tiranës dhe është shprehur se “puna ime është të bisedoj me separatistët, për çka qytetarët tash shtatë vjet e gjysmë më paguajnë”.

“Kam qenë mbi 200 herë në bisedime me separatistët në Bruksel dhe vende të tjera, për të mbrojtur pozicionin e Serbisë në Kosovë e Metohi si pjesë të Serbisë… Kjo nuk është e këndshme, por puna ime është të bisedoj dhe për këtë më paguajnë”, është shprehur Gjuriqi, transmeton Koha.net.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit