9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dyshohej se shtiu me armë në shtëpinë e hoxhës, flet për herë të parë “Shqiponja”

Rekomandime

Suzana Tahiri është 28-vjeçarja, e cila rreth një muaj më parë qëlloi me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta në Mitrovicë.

- Advertisement -

Suzana Tahiri, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe kishte pranuar veprat për të cilat ishte akuzuar, mirëpo sot, ajo gëzon lirinë.

Në një prononcim për Bota Sot, ajo konfirmon se tashmë është liruar nga paraburgimi.

“Unë jam liruar nga paraburgimit. Rasti im ka qenë në Prokurorinë në veri. I falenderoj të gjithë për përkrahjen. Të gjithë popullin pa dallim feje. Unë për herë të parë në jetë jam prangosur. Kurrë në jetë nuk kam qenë e dënuar as për kundërvajtje por as për ndonjë vepër tjetër. Por, ja që kurrë nuk bën me thënë kurrë”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Ajo ka treguar se ka vuajtur dënimin 6 ditë në burgun e Lipjanit derisa është liruar një vend në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Ajo tutje ka treguar se familja e saj dhe hoxha Sead Bejta janë në kontakt dhe pritet që ai ta falë Suzanën për veprën e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit