12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Konfirmohet skandali: Dy pacientë që vdiqën në klinikën infektive dyshohet se u varrosën gabimisht

Rekomandime

Klinika Infektive ka konfirmuar raportimet e Demokracia.com se dy trupa janë ndërruar dhe dyshohet se u varrosën gabimisht nga kompania përgjegjëse që i kishte marrë në morgun e spitalit të përgjithshëm.

Në një komunikatë të kësaj klinike, thuhet se është përzier dokumentacioni mjekësor i pacientëve që kanë përfunduar me vd*ekje.

- Advertisement -

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vde* ekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Veç kësaj, të pranishëm kanë qenë edhe hetuesia të cilët u panë duke hyrë, e më pas duke dalë, nga Klinika Infektive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit