-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konfirmohet: Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio

Rekomandime

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që mbahen në Tokio të Japonisë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kosova do të marrë pjesë me 11 lojtarë në Lojërat Olimpike Verore.

Lojërat e XXXII Olimpike Verore mbahen në Tokio të Japonisë, prej 23 korrik – 8 gusht të vitit 2021. LO Tokio 2020 ishin paraparë të mbahen në verën e vitit 2020, por shkaku i pandemisë u shtynë për vitin 2021.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që përkundër shtyrjes për një vit, Lojërat Olimpike të vazhdojnë të quhen “Tokio 2020”.

- Advertisement -

Për Ekipin Olimpik të Kosovës do të jenë Lojërat e dytë Verore, pas debutimit në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Ndërkaq Ismet Krasniqi nga KOK’u, ka bërë të ditur në Kanal 10 se cilët krerë institucionalë do të shkojnë së bashku me ekipin në Tokio.

- Advertisement -

“Presidentja Vjosa Osmani e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të udhëtojë në Tokio, ndërsa jemi duke pritur edhe konfirmimin nga kryeministri Albin Kurti. Me ne gjithashtu do të vije edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës”, ka thënë Krasniqi.

Presidenti i KOK’ut, nuk e ka cekur se me kë janë të ftuar Osmani dhe Kurti, që të shkojnë për udhëtim në këto Lojëra Olimpike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit