8.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Konfirmojnë nga ateleja e Lirika Matoshit: Ia ofruam dhuratë fustanin vajzës së Kurtit, por nuk e pranuan – e morën vetëm huazim

Rekomandime

Mbrëmë, në media u komentua fustani që mbante veshur vajza e Albin Kurtit.

U përfol që ky fustan kushton 490 dollarë dhe se është blerë në atelenë e dizajnereve Teuta e Lirika Matoshit.

- Advertisement -

Qeveria reagoi duke thënë se fustani është marr në formë huazimi dhe se do të ju rikthehet dizajnerve pasi familja e Kurtit të rikthehet në Kosovë.

Lajmin se fustani është i huazuar e ka konfirmuar edhe Sanije Matoshi, menaxherja e atelesë së dizajnerve Tetuta Lirika Matoshit.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sanije Matoshi u shpreh se Lirika ia ka punuar si dhuratë por familja Kurti nuk e ka pranuar dhe se e ka marr vetëm si huazim.

Dua te sqaroj per fustanet e Teuta&Lirika Matoshi qe u prezantuan nepermjet bashkeshortes dhe vajzes se Kryeministrit Albin Kurti në Festivalin Nderkombetar të Filmit, në Cannes te Francës.

- Advertisement -

Meqenese e menaxhoj Atelene e Teuta&Lirika Matoshi dhe qe te trija u perkujdesem per veshjen e tyre, dua te ju siguroj qe ne i kemi veshur ato qe te percjellim nje mesazh dhe qe nepermjet kreacioneve tona ta prezantojne Kosoven sa me dinjitetshem ne kete event.
Fustanet jane marre ne huazim vetem per kete event, ashtu siç veprojne te gjithe artistet dhe personalitetet e tjera.

Sa i perket fustanit te vajzes, Lirika ia ka punuar personalisht si dhurate, por familja Kurti nuk ka pranuar, e ka marre vetem si huazim.

Kjo eshte nje e vertete dhe u detyrova te shkruaj edhe pse nuk dua te involvohem ne shkrime te tilla, por eshte ne pyetje Familja dhe Shteti im!
Paqe 🤍

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit