2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Konfirmon Hoti: Ka qenë propozim i Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka konfirmuar që ambasadori, Richard Grenell ka propozuar që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook tha se e ka mirëpritur këtë gjë, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arrijen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke.

“Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj”.

“Kosova dhe qytetarët e saj do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat, siç thoshte Presidenti Rugova, ne kemi miqësi speciale dhe të përhershme.

- Advertisement -

Është traditë dhe kulturë jona për ta nderuar Mikun! Këtë traditë fisnike të të parëve tanë, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë gjithnjë!”.

E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë…

Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 24. September 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit