4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vuçiq thotë se sot ka pranuar një dokument nga shtetet e QUINT-it: S’mund ta publikoj, po shqetësohen për tensione

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ka pranuar një dokument nga shtetet e QUINT-it, por se nuk mund të japë detaje pasi që kështu janë marrë vesh.

- Advertisement -

RTS raporton se Vuçiq ka deklaruar se partnerët perëndimorë janë të shqetësuar për mundësinë e tensionimit të situatës.

Presidenti serb është pyetur edhe nga gazetarët rreth përmbajtjes së marrëveshjes, por vetëm bëri të ditur se ka të bëjë me Kosovën dhe bisedimet mes dy vendeve.

“Ka gjëra që mund të bëjmë, ka gjëra për të cilat kemi reaguar ndryshe”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Vuçiq, raportohet se ka thënë që partnerët perëndimor janë të shqetësuar për mundësinë e tensioneve në terren.

“Unë thashë gjithçka që mund të bëjmë, për të shmangur tensionet, për të de-përshkallëzuar një konflikt të mundshëm, ne do ta bëjmë këtë dhe mund ta bëjmë. Tani, më lejoni të mos hyj në detaje, për çfarë jemi dakord, për çfarë nuk pajtohemi”, tha ai.

- Advertisement -

Kujtojmë se të premten, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vizituar nga ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në takim është diskutuar për elementet e ndryshme në kornizën themelore të marrëveshjes së ardhshme.

“Energjia kishte vëmendje të veçantë. Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët për masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike që ka kapluar të gjithë kontinentin e Evropës. Ai po ashtu foli për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji, ndaj të cilit dakordim Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet tona në kohë rekord. Në lidhje me vendimin për targa, ai tha se nuk është i drejtuar kundër serbëve të Kosovës. Nëpërmjet tij dhe me ftesën tonë të hapur për të konvertuar targat e tyre në ato legale dhe zyrtare, edhe po respektojmë sundimin e ligjit edhe po u japim lehtësime financiare, u shpreh kryeministri Kurti”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit