7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Organizohet protestë për sot në Prishtinë kundër maskave dhe vaksinave

Rekomandime

Një qytetar i Kosovës ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste kundër maskave e vaksinave.

- Advertisement -

Protesta është paralajmëruar të mbahet sot (2 shtator) në Prishtinë.

Organizatori i kësaj proteste, Arianit Sllamniku ka thënë ka pasur presion për anulimin e protestës.

Ai, fillimisht ka thirrur këtë protestë për datën 1 shtator por kërkesa nuk iu është pranuar në polici.

- Advertisement -

“Kërkesa më është refuzuar sepse duhet te paralajmërohet para 72 ore. Por unë mundem me e njoftu 24 ore përpara dhe policia mos me ma miratu, por çështje presioni për anulim” tha ai për Insajderin.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, protesta do të filloj nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar para qeverisë.

Protesta paqësore është paralajmëruar që do të mbahet në orën 12:00.

Po ashtu për këtë protestë, Sllamniku është dënuar 35 euro nga policia sepse ai nuk kishte maskë në momentin kur ka dërguar kërkesën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit