3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

konfirmon KQZ: Presidentja ka kërkuar emrat që do t’i zëvendësojnë deputetët e Srpska’s

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja Osmani për rekomandim të personave të radhës për të zëvendësuar deputetët nga radhët e Listës Srpska.

- Advertisement -

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se ky komision do të përgadisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”,tha Elezi.

Se Osmani i është drejtuar KQZ-së e ka konfirmuar edhe këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

- Advertisement -

“Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr”, tha Kupina për Express.

Kujtojmë që dje Lista Srpska ka dorëzuar mandatet e saj në Kuvendin e Kosovës pas vendimit për targat. Serbët janë larguar edhe nga komunat që udhëheqin, policia, gjykatat e prokuroritë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit