12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Konfirmon Peci: Ukaj i tha kryetares Osmani “Ule gishtin se ta…”

Rekomandime

Faton Peci – shef i kabinetit të kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka thënë se deputeti Xhavit Ukaj ka përdorur gjuhë ofenduese dhe kërcënuese ndaj Kryetares së Kuvendit.I pyetur rreth asaj që është raportuar nëpër media të shkruara “Ule gishtin se ta fus në b****”, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se kjo është vetëm një pjesë e fjalëve fyese që Ukaj i ka përdorur ndaj Osmanit.“Janë shumë fjalë që nuk janë dëgjuar. Po tentoj që me pak fjalë të shpjegoj. E para Ganimete Musliu e ka kërkuar fjalën jashtë rendit të ditës, por e ka bërë në konsultim me Osmanin”.

- Advertisement -

“Osmani ia ka lejuar fjalën asaj që të diskutojë në mënyrë që të qartësohet, ndërsa ajo ka abuzuar me këtë lëshim që e ka bërë Osmani për një interes dhe ka filluar me gjuhë jo parlamentare”.“Si rrjedhojë e kësaj, deputeti në fjalë [Ukaj] është ngritur në këmbë, ka përdorur gjuhë banale. Osmani ja ka tërhequr vërejtjen”.“Ka qenë një veprim barbar. Nuk mund ta sqaroj për opinionin sepse janë shumë fjalë të rënda – e ka parë e gjithë Kosova, por nuk i kanë dëgjuar fjalët”.

“Është gjuhë shumë e ultë dhe unë nuk dëshiroj të dëgjohen ato tek familjet e kosovare. Njohësit e çështjeve juridike po i vlerësojnë këtë gjuhë të Ukajt si kërcënim dhe vepër penale”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit