-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Konflikti ushtarak me Rusinë do të nënkuptonte luftë të përgjithshme në Evropë

Rekomandime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell Iuftë të përgjithshme në Evropë.

Duke folur me kryeministrin britanik Boris Johnson në Kiev, Zelesnky theksoi se liderët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për frenimin e Rusisë, duke shtuar se askush nuk mund të parasheh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

- Advertisement -

Zelensky tha se Kievi ka marrë një qasje më të përgjegjshme ndaj marrëveshjes së armëpushimit nga Minsku për përfundimin e luftës në lindje të Ukrainës, por nuk ishte dakord me Moskën sa i përket rendit të zbatimit të marrëveshjes.

E kryeministri britanik u shpreh se presidenti rus po ia mban revolen në kokë Ukrainës, duke tentuar të bëjë ndryshime në arkitekturën evropiane sa i përket sigurisë – dhe ishte i bindur se nuk po i ekzagjeron kërcënimet ruse.

“Është një rrezik prezent. Shohim që një numër i madh i trupave po mblidhen, shohim përgatitjet për të gjitha llojet e operacioneve që janë në kuadër me fushatën ushtarake”, shtoi Johnson duke paralajmëruar se sot do të bisedojë me Putinin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit