16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sa është kostoja e dëmeve të Iuftës të shkaktuara nga Serbia?

Rekomandime

Ehat Murtezajt nga qyteti i Skenderajt, në vitin 1999, forcat serbe i kanë vr* arë tre anëtarë të familjes dhe i kanë djegur shtëpinë e banimit. Ehati i cili në atë botë ka qenë 13 vjeç, thotë se nuk mund të llogaritet dëmi i shkaktuar, pasi nuk ka mjete financiare që mund të shpaguajnë KRlMlN e ndodhur.

“Në maj të vitit 1999, forcat serbe kanë vr* arë gjyshin, gjyshen dhe motrën 21 vjeçare, që ishte studente në Universitetin e Prishtinës. Shtëpinë tonë e kanë gjuajtur 23 herë më predha dhe shtëpia ka marrë flakë”, thotë Murtezaj.

- Advertisement -

Edhe pse Ehati nuk ka të evidentuar koston e humbjeve materiale, mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e Iuftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit (1990-1999), thonë ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas një studimi të UNHCR-it në nëntor 1999, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banuara në Kosovë u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht, citohet në një raport të Organizatës për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW).

I njëjti raport thotë se sipas një vlerësimi të dëmeve, të Kombeve të Bashkuara, për 649 shkolla në Kosovë, më shumë se një e pesta e shkollave të anketuara u dëmtuan rëndë dhe më shumë se 60 për qind u shkatërruan plotësisht.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjate Iuftës në Kosovë janë vr* arë mbi 13,000 persona.

Çështja e kompensimit të dëmeve të Iuftës, më 16 korrik është ngritur në Bruksel, kur rifilloi dialogu Kosovë-Serbi pas 20 muajsh pauzë.

- Advertisement -

Në këtë takim është biseduar për personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike.Ish-0 Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit tha se tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të Iuftës edhe fondi pensional. Takimi i radhës në nivel të ekspertëve mes Kosovës dhe Serbisë mbi këto çështje është i paralajmëruar për 23 korrik.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk publikojnë të dhënat e kostos së dëmeve të Iuftës së shkaktuar nga Serbia në Kosovë, por thonë se ato ekzistojnë.

Ndryshe pas nje pauze te gjate per dialogun Kosove-Serbi erdhën në vizitë Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçakut për përpjekjet e koordinuara SHBA-Evropë për të vënë në lëvizje dialogun e ndërprerë ndërsa sot pritet të zhvillojnë takimet edhe në Serbi me Aleksandër Vucic dhe të tjerë.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Dritëro Arifi shprehet se temë e diskutimeve do të jenë: Marrëveshja për energjinë për veriun e Kosovës, të zhdukurit në Iuftën e fundit në Kosovë dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ndonëse nuk në konferencë për media nuk është përmendur një gjë e tillë përveq se respektojne pavarsinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit