9.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan shkarkon Bleron Baraliun dhe Uk Lushin sepse shpërndanë dezinformata

Rekomandime

Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan ka shkarkuar Uk Lushin dhe Bleron Baraliun.

- Advertisement -

Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij, të mbajtur të enjten më 5 gusht të vitit 2021, nën udhëheqjen e kryetarit Bruno Ceka dhe në prezencën e 10 (dhjetë) drejtorëve të saj dhe 3 (tre) joprezent, duke u bazuar në Nenin V, Seksioni 4 “Shkarkimin”, e nën-ligjeve dhe rregullores të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, me shumicë votash prej 9 (nëntë) për dhe 1 (një) kundër shkarkoi nga detyra si Sekretar dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve Bleron Baraliun, dhe anëtarin tjetër të Bordit të Drejtorëve Uk Lushin.

Ky shkarkim hyn në fuqi menjëherë.

“Bordi i Drejtorëve si organi më i lartë i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, duke u bazuar në agjendën e pastër të saj, me qëllim për të vazhduar punën dhe detyrimet që i ka ndaj anëtarësisë së saj dhe veprimtarinë fisnike për të promovuar interesin e përbashkët, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe të popullit shqiptar, gjithmonë duke u mbështetur në rregulloren dhe nën-ligjet e saj, nuk do të lejon rrëmbimin dhe shkeljen e punës së saj nga individë të caktuar për qëllime dashakeqe”, thuhet në njoftimin për media të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan.

- Advertisement -

Aty thuhet gjithashtu se mundi i të gjithë bordit, por në veçanti i kryetarit Bruno Ceka, janë dëshmi e fortë që puna e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan është në rrugë të drejtë dhe detyron për angazhim edhe më të madh për një vazhdimësi edhe më të fortë në ngritjen e këtyre vlerave.

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan që drejtohet nga Bruno Ceka ka njoftuar se Bleron Baraliu dhe Uk Lushi, të dy tashmë të shkarkuar nga bordi i drejtorëve të kongresit, kanë abu.zuar me faqen zyrtare në Facebook për të përhapur dezinformata.

- Advertisement -

“Për fat të keq, sot jemi dëshmitar të një rrë.bimi të egër të tillë, të një ab.uzimi të paskrupuIIt, në detyrën e postit në mirëmbajtjen si admin i faqes së medies sociale Facebook nga tanimë ish-drejtori i saj z.Uk Lushi dhe ish-sekretari i saj z. Bleron Baraliu, ku pa autorizim, me shkelje brutaIe të rregullores dhe nën-ligjeve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ata haptazi përdhosën këtë rregullore duke u paraqitur në emër të Bordit të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan për të përhapur dezinofrmata të pabaza”.

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe bordi i tij janë zotuar se do të vazhdojnë me angazhimin dhe detyrimet që i kanë marrë dhe për çdo aktivitet që do të ndërmarrë në të ardhmen do të informojë publikun e gjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit