11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kongresmeni amerikan: Nëse Kosova nuk futet në NATO, rrezikon ta ketë fatin e Ukrainës

Rekomandime

Kongresmeni republikan në Senatin e SHBA-së, Ritchie Torres, ka vazhduar thirrjet e tij për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, në vazhdën e agresionit rus.

Torres thirrjet që Kosova të anëtarësohet në NATO i ka bërë të ditur nëpërmjet shpërndarjes së prononcimit të tij për mediumin News12 në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’. Ai deklarohet për Kosovën teksa njofton për takimin, siç e quan ai, emocional që pati me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një video-thirrjeje online me të gjithë kongresmenët amerikanë.

- Advertisement -

Biseda e Kongresit me Presidentin Zelensky ishte emocionale dhe theksoi nevojën urgjente për ndihmë për #Ukrainë dhe kombet fqinje. Ne vazhdojmë të qëndrojmë përballë Ukrainës, përballë sulmeve të dhunshme dhe kërkojmë që #Kosova të pranohet në NATO”, thuhet në postimin e tij.

“Nevoja për anëtarësim në NATO nuk ka qenë kurrë më urgjente për shkak të agresionit rus. Nëse presidenti nuk arrin ta përfshijë Kosovën në aleancën e NATO-s, atëherë vendet si Kosova mund të kenë të njëjtin fat si Ukraina dhe kjo është diçka që ne duhet ta parandalojmë me çdo kusht”, thuhet ndër të tjera në deklarimin e tij për mediumin amerikan.

- Advertisement -

Kongresmeni republikan, ditë më parë i ka dërguar letër presidentit amerikan, Joe Biden, si dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke kërkuar se Kosova është aleat i madh dhe besnik i SHBA-së. Kësisoj, sipas letrës, Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s në mënyrë që të kundërshtohet ndikimi rus në rajon.

“Më 27 shkurt, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për një ‘të përshpejtuar anëtarësimin në NATO’. Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë së tyre të fillojë negociatat për anëtarësimin në NATO. Nuk mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”, ka shkruar Torres.

- Advertisement -

“Përderisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor irracional dhe Serbia forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është më se e nevojshme që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s. Me situatën në zhvillim të shpejtë të sigurisë në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë”, thuhet në letrën e kongresmenit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit