5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Konjufca për Samitin e Bidenit: Do të kishte qenë mirë të na ftonte SHBA-ja, të shpresojmë për vitin tjetër

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është i vetëdijshëm se ngjarja në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e ftuan Kosovën është shumë e rëndësishme.

- Advertisement -

Ai pranon se një ftesë dërguar Kosovës do të kishte qenë e mirëseardhur, por kryeparlamentarit tani i duhet vetëm të shpresojë që vitin tjetër SHBA-ja ta ftojë Kosovën në Samitin për Demokracinë.

“Ato janë konferenca të rëndësishme, të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se kush është e rëndësishme të marrë pjesë ose jo. Për Kosovën do të kishte qenë e mirëseardhur po të kishte qenë pjesë e kësaj konference. Kjo po mbahet për herë të parë, por dëgjova që pas një viti do të mbahet tjetra, sepse kjo parashihej në dy faza”, ka thënë Konjufca dje.

Kryeparlamentari tregoi se e ka lexuar projektin për këtë samit, ndërsa tha se do të ishte shumë e rëndësishme për Kosovën të ftohej në këtë ngjarje.

- Advertisement -

“Meqenëse nuk u ftuam në këtë të parën, të shpresojmë në atë të dytën që do të mbahet sot një vit, me sa e lexova projektin. Të jemi të ftuar do të ishte shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Mediumi amerikan, POLITICO ka zbuluar një listë që dëshmon mungesën e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës mes shteteve të ftuara për Samitin për Demokracinë, të organizuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden..

- Advertisement -

Për dallim prej këtyre të triave, vende tjera të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut gjenden në listën e të ftuarve.

Në një deklaratë të 11 gushtit, Shtëpia e Bardhë njoftonte organizimin e një “Samiti për Demokracinë” më 9-10 dhjetor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit