7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiq tregon a do të hyjë me ushtri në Kosovë: P u rrezikuan serbët e presim 24 orë NATO’n të reagojë

Rekomandime

Oresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëri ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas tij, Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, si dhe hapjen e vendkalimeve, “ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”.

“Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme. Ne presim që NATO të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Aleksandar Vuçiq.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas bisedës telefonike me emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Josep Borrellin dhe sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet në Veri të Kosovës ka shkruar në Twitter se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

- Advertisement -

Kurse sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, ka theksuar se është qenësore që Prishtina dhe Beogradi të rikthehen në dialog.

“Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e ç’tensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është qenësore për të dyja Beogradin dhe Prishtinën të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.

- Advertisement -

Ndryshe, Kosova më 16 shtator ka vendosur reciprocitet për targat e automjeteve nga Serbia, pas skadimit të marrëveshjes së Brukselit më 15 shtator.

Si rezultat, të gjitha automjetet me targa të Serbisë duhet t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit