12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Konjufca priti në takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin, Kuvendi tregon çka u diskutua

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin, Xiaoqing Yu

- Advertisement -

Bashkë me Xiaoqing Yu, ishte edhe Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së BB-së për Kosovë.

“Kryetari Konjufca, me këtë rast, shprehu mirënjohje për kontributin që Banka Botërore ka dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës, në mënyrë të veçantë për rimëkëmbjen dhe ngritjen e kapaciteteve socio-ekonomike përmes projekteve zhvillimore të mbështetura deri më tani”.

“Në takim po ashtu u shkëmbyen pikëpamje për perspektivën ekonomike, marrëveshjen për përkrahjen e reformës për skemën sociale dhe projekte tjera thelbësore me interes për vendin, si dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit