Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në fushatën përmbyllëse të kësaj partie në komunën e Prishtinës.
Konjufca tha se Vetëvendosje po ia ofron Prishtinës Arben Vitinë, ndërsa sipas tij, Vitia Prishtinës po ia ofron dashurinë dhe përkushtimin 24 orësh, përgatitjen e tij e vullnetin për punë e projekte të mëdha.
I pari i Kuvendit të Kosovës thumboi kundër-kandidatin e Arben Vitisë, Përparim Ramën, duke thënë se ky i fundit nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse ndonjë vilë në Liqenin e Badovcit, por, sipas Konjufcës, kjo nuk bënë sepse siç tha ai “Kjo nuk bënë sepse bëhesh “Prapakthim Rama” pastaj”.
“Këta të tjerët që i kanë dalë Arbenit përballë, ky kundër-kandidati që i ka dalë Arben Vitisë përballë, nuk do të bëjë asgjë tjetër por eventualisht ndonjë vil për vete e për dostat e tij në Liqenin e Badovcit. Kjo nuk bënë sepse bëhesh “Prapakthim Rama” pastaj”, është shprehur Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Konjufca tha se Vitia do ta shndërroj Prishtinën ku shumica e popullit nuk do ta braktisë atë gjatë fundjavës, por një zonë urbane sipas tij, të pëlqen të jetosh e të pushosh.
“Plani i Benit nuk është reklamë, nuk është garë me numra dhe plani i Benit nuk është fotografi me fotoshop, ato janë të kundër-kandidatit të Benit”, është shprehur Konjufca.