6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Shkencëtarët krijojnë filtrin e ajrit që “vret në moment” koronavirusin

Rekomandime

Teksa koronavirusi është përhapur në tërë globin, shkencëtarët po punojë në zbulimin e mekanizmave të cilët luftojnë përhapjen e mëtejme të pandemisë së COVID-19.

- Advertisement -

Mësohet se një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA ka dizenjuar një filtër ajri që është i aftë të “vrasë në moment” koronavirusin.

Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton koronavirusi.

Kërkuesit shkencorë amerikanë theksojnë se prodhimi komercial mund të nisë menjëherë. Ata mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, duke e bërë të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij.

- Advertisement -

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi se koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit, sidomos në ambiente të mbyllura.

Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit