-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Konjufca: Sikur ndërkombëtarët të ofronin më shumë para, s’do të kishim dyshime për projektin e gazit

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se asgjë nuk është definitive në lidhje me projektin e gazit që Amerika i ka rekomanduar Kosovës të lidhet.

Por, sikur ndërkombëtarët të jepnin më shumë para, qeveria nuk do të kishte dyshime për projektin e gazit.

- Advertisement -

Konjufca ka folur për refuzimin e projektit të gazit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjasat janë shumë të mëdha që projekti të realizohet. Projekti përkohësisht është skajuar për shkak të matematikave që lidhen me kostot. Nëse projekti do të kishte më shumë subvencionim nga faktori ndërkombëtarë unë mendoj se qeveria nuk do të kishte asnjë dilemë. Pra ne nuk kemi asnjë dilemë gjeopolitike. Kostoja është ngulfatëse”, ka thënë Konjufca në Dukagjin.

Ai thotë se efektet e këtij projekti edhe nëse do të ndodhte, do të shiheshin pas 3-4 viteve.

- Advertisement -

“Arsyeja kryesore pse Qeveria e ka pasur çështjen e skajimit, pra nuk e ka marrë me hov, është se kriza e gazit ku ka hyrë vetë Evropa, se gazi nuk është energji e ripërtëritshme”.

I pari i Kuvendit thotë se megjithatë nuk mendon se gazi është refuzuar.

- Advertisement -

Konjufca thotë se megjithatë projekti i gazit është gjeopolitik pasi lidhet me bllokimin e ndikimit të Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit