9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sot një vit u paraqit rasti i parë me koronavirus

Rekomandime

Me 17 nëntor të vitit 2019 u paraqit rasti i parë me koronavirus, ku sipas raprtimeve të disa mediave kineze kjo ishte mbajtur e fshehtë nga qeveria në Kinë.

- Advertisement -

Raporti në median “South China Morning Post” thotë se autoritetet kineze kanë identifikuar së paku 266 njerëz që janë prekur nga virusi vitin e kaluar të cilët u shtrinë për kujdes shëndetësor, dhe rasti më i hershëm ishte 17 nëntori, disa javë pasi u dha lajmi për virusin e ri vdekjeprurës.

Qeveria kineze ishte gjerësisht e kritikuar mbi përpjekjet për të mbuluar shpërthimin në javët e hershme, përfshirë edhe goditjet mbi mjekët të cilët u përpoqën të paralajmërojnë kolegët rreth virusit të ri Sars i cili ishte duke dalë në qytet e Wuhan’it të provincës Hubei.

Kujtojmë, që numri i personave të infektuar me koronavirus në gjithë botën ka prekur shifrën 50 milionë, prej kur ka nisur pandemia.

- Advertisement -

Rreth çerek i rasteve të infektimit është raportuar në 30 ditët e fundit. Muaji tetor ka qenë më i rëndi për shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani.

Ndërsa, në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit